Policia jep detaje për djegien e fabrikës së plastikës në Rahovec

Të martën është djegur një fabrikë në Rahovec e cila prodhonte qese të plastikës, thasë mbeturinash, pirunë dhe lugë plastike.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Bellacërkë, derisa njësiti i zjarrfikësve u tha se ka bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar, e rasti është iniciuar si “zjarrvënie”.

“Raportohet se një fabrikë ishte përfshirë nga zjarri. Fabrika e cila kishte prodhuar: Qese të plastikës, thasë të mbeturinave, lugë , pirunë të plastikës. Në vendin e ngjarjes njësiti i zjarrfikësve ka bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin, vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *