Policia në Prizren arreston një person për sulm fizik me urdhër të gjykatës
Përmes një komunikate Policia në Prizren njofton se përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një urdhëresë e tilla është realizuar me datë 04.02.2022, ku rreth orës 18:50, në Prizren është arrestuar i dyshuari F.G., 41 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.378/2021 dhe 379/2021, për veprën penale ,,Sulm fizik”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 9 muajve, thuhet në komunikatë.