Policia në Prizren intensifikon aktivitetet në zbatim të masave të reja Anti- Covid 19
Zyrtarët policorë të DRP në Prizren, të ndihmuar edhe nga qendra, në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave të reja anti Covid-19, kanë shtuar aktivitete me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, thotë se me të gjitha kapacitetet e saj, Policia që nga mesnata është e angazhuar në mbikqyrjen e masave të reja kundër përhapjes së COVID- 19 nga qeveria e Kosovës.
Ai njofton se përveç zyrtarëve policor të kësaj Drejtorie, në kontrollimin e zbatimit të masave të reja janë të angazhuara edhe forca policore shtesë nga qendra.
Ai apelon tek qytetarët dhe pronarët e bizneseve që të iu përmbahen masave të reja, në të kundërtën do të përballen me masa ndëshkuese për mosrespektim të vendimeve./ Tv Prizreni