Policia në Prizren kërkon ndihmë për ta gjetur 49-vjeçarin nga fshati Zhur
Policia në Prizren, në një komunikatë për media ka njoftuar se familjarët e Behamir Gavazaj nga fshati Zhur që në shtator kanë raportuar për zhdukjen e Behamirit.
Personi Behamir (Ruzhdi ) Gavazaj , lindur me datë 17.01.1973 nga Fshati Zhur, KK Prizren, Republika e Kosovës, i cili për here të fundit është parë nga familjarët e tij me datë 10. Shtator 2022 ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.
Sipas ankuesit viktima është i gjatë rreth 170 cm, 70 kg, flokët e thinjura.
Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë, thuhet në njoftim.