Policia në Prizren njoftohet për një rast të dhunës në familje, gjen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit
Të mërkurën, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në fshatin Zojz, është një rast i dhunës në familje.
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Xh.A. (viti i lindjes 1973), i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, ai e ka rrëzuar tavolinën e bukës dha ka lënduar gruan dhe djalin e tij.
Sektori i hetimeve të Stacionit Policor Prizren VERI, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit ne shtëpinë e tije është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale këto armë:
- Një AK47-Lloji i pa njohur
- Dy granata dore-Lloji i pa njohur
- Një raketa hedhes-Lloji i pa njohur
- Dy predha te raketa hedhësit-Lloji i pa njohur
- Katër fishek kalibri i pa njohur
Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘‘Kanosje ’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’