Policia në Prizren njofton se është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje, lëndim i lehtë trupor
Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, nënstacioni policor Sredskë me datën 24.07.2023, rreth orës 16:30 ka pranuar informacion se në fshatin Manastricë ka ndodhur një konflikt fizik në mes të disa personave, nga i cili rast dyshohet se lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona.
Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit nga i cili është konfiskuar një armë e llojit Rover 870 pa fishekë me të cilën dyshohet se i dyshuari ka kanosur viktimat e rastit.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ,,Lëndim të lehtë trupor’’ dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.
Rasti vazhdon të hetohet nga ana e hetuesve policor të sektorit të hetimeve të Stacionit policor Prizren.