Policia në Prizren shqipton 491 tiketa për rripin e sigurisë
Bazuar në të dhënat statistikore të cilat i posedojmë ndër kundërvajtjet të cilat e cenojnë sigurinë rrugore janë edhe mospërdorimi i brezit të sigurisë nga vozitësit e automjeteve dhe pasagjerët e tyre. Kjo paraqet një rrezikshmëri të theksuar me rastin e aksidenteve të trafikut.
Me këtë rast Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit, nga 8 marsi deri më 15 mars 2021 u realizua planit operativ “Përdorimi i rripit të sigurisë”. Aktiviteti u realizua me qëllim të ngritjes së sigurisë për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët e tyre në aspektin preventiv, vetëdijesimin e tyre për rëndësinë që ka përdorimi i brezit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit dhe pasojat që lindin nga mospërdorimi i brezit të sigurisë në rastet e aksidenteve të trafikut.
Policia e Kosovës, përveç planifikimeve vjetore dhe ato në bashkëpunim me institucionet vendore, ka vlerësuar që të bashkëngjitemi me aktivitetet që zhvillohen në kuadër të “ROADPOL” (European Roads Policing Netëork – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), të vihet në fokus masat për “Rripin e Sigurisë”, ku ky aktivitet do të implementohet në të gjithë Evropën.
Këto aktivitete do të ndërmerren nga të gjitha njësitë e trafikut dhe stacionet policore në nivel rajonal në kuadër të PK-së, duke ju bashkangjitur aktiviteteve që do të zhvillohet në të gjithë vendin.
Gjatë kësaj periudhe kohore nga data 08 – 15.03.2021 janë shqiptuar gjithsej 491 tiketa për rripin e sigurisë. Ky aktivitet pasqyrohet me angazhimin e të gjitha stacioneve policore dhe të njësisë së trafikut rajonal në kuadër të DRP-së në Prizren
Qëllim kryesor i këtij aktiviteti është parandalimi e aksidenteve rrugore dhe rritja e sigurisë në rrugët e vendit, pa dallim.
Mosvendosja e rripit të sigurisë mund të rrisë shumë rrezikun e një lëndimi serioz gjatë një përplasjeje në aksident trafiku dhe mund të jetë përgjegjëse për shumë vdekje në rrugë.
Policia e Kosovës është e vendosur për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë.