Policia në Prizren zbulon vendndodhjen e personit të zhdukur
Me datën 11 mars 2021, prindi i një vajze të mitur kishte informuar policinë në Prizren se vajza e tij, e lindur ne vitin 2007, nuk ishte kthyer në shtëpi pasi kishte përfunduar mësimin në shkollë.
Policia në Prizren në bazë të deklaratës së prindit, kishte inicuar rastin për zhdukje të personit dhe menjëherë ka filluar hetimet dhe hulumtimet për gjetjen e vajzës së mitur.
Gjatë zhvillimit të hetimeve përmes rrugëve operative, policia sot ka pranuar informacion për vendndodhjen e vajzës së mitur dhe me këtë rast i ka informuar prindërit e vajzës së zhdukur.
Pas kësaj policia së bashku me prindërit e kanë kthyer vajzën e zhdukur në shtëpi. E njëjta raportohet të jetë larguar edhe më herët nga shtëpia e prindërve.
Në lidhje më këtë është informuar edhe prokurori kujdestar. Njësiti i hetimeve rajonale në Prizren është duke e trajtuar këtë rast.