Policia sqaron rrahjen e mbrëmshme në rrugën “Tranziti i Vjetër” në Prizren
Më datë 6 maj 2021, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në rrugën “Tranziti i Vjetër” ne Prizren, është duke ndodhur një përleshje (rrahje) në mes disa personave tek një lokal muzike Live. Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe lidhur me këtë rastë janë identifikuar personat e dyshuar të përfshirë në ketë rrahje të cilët janë:
• A. D.,(viti i lindjes 1973,mashkull kosovare),
• SH.TH., (viti i lindjes 1977,mashkull kosovar),
• SH.B.,(viti i lindjes 1975,mashkull kosovar),
• B.A., (viti i lindjes 1974,mashkull kosovar),
• A.A., (viti i lindjes 1971,mashkull kosovar),
• Z.R., (viti i lindjes 1979,mashkull kosovar) dhe
• M.S., (viti i lindjes 1977,mashkull kosovar),
Të dyshuarave u është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale:
– 1 (një) pistoletë,
– 2 (pesë) fishekë dhe
– 1 (një) karikator
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacioni policor në Prizren VERI, janë intervistuar lidhur me rastin dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit ndalohen për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren Veri, thuhet në njoftimin e Policisë.