Pritje të gjata në pika kufitare për të dal nga Kosova
Bashkëatdhetarët po përballen me pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare për të dal nga Kosova.
Pritjen janë gati në një orë për ta lënë Kosovën.
SipasQendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, 30 deri në 40 minuta janë pritje në pikën kufitare në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë. Dalja në këto pika kufitare janë 50 deri në 70 metra.
Ndërsa në pika tjera kufitare deri në këto momente paraqitet situatë më e qetë dhe me pritje deri në pesë minuta.
Edhe gjatë së hënës qytetarët kanë pritur me orë të tëra për ta kaluar Kosovën. Kolonat ishin me kilometra të gjata.
Në dalje të Merdarës kolonat mbrëmë kanë arritur deri 120 metra, kurse te Dheu i Bardhë kolonat kanë qenë deri 100.