Prizen, një person tenton t’i japë fund jetës së tij, konsumon mbidozë të qetësuesve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, duke konsumuar mbidozë ilaçesh.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 21-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë për shkak se kishte përdorur një sasi të madhe të qetësuesve.
Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, por i njëjti është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm nën përkujdesjen e stafit mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kontaktuar me gjyshen e viktimës, pasi ky i fundit nuk ka qenë në gjendje që të deklarohet.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.