Prizren: Babi e bën vajzën për spital
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prizren pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.
Pas këtij rasti, vajza ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Prizren, 03.06.2021-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.