Prizren, një grua sulmoi një grua për shkaqe xhelozie
Një grua është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se për shkaqe xhelozie ka sulmuar dhe ngacmuar një grua tjetër.
Rasti është hapur në polici si “sulm”.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM/Prizren, 04.02.2023-21:09. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta për motive xhelozie, ka sulmuar dhe ngacmuar me fjalë denigruese viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.