Prizren: Vetaksidentohet 16-vjeçari me motoçikletë, pëson lëndime të rënda
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ku një motoçiklist është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 16-vjeçar, i cili derisa ishte në lëvizje, e humb kontrollin dhe rrëzohet, duke pësuar frakturë në këmbë.
Si pasojë e lëndimeve, i mituri është dërguar në repartin e Ortopedisë të Spitalit të Prizrenit, për të marrë trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin, Sinjali mëson se Policia është njoftuar nga spitali, teksa është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.