Prizrenasi hidhërohet me gruan, tenton t’ia marrë foshnjën gjashtë muajsh
Babai nga Prizreni ka tentuar që t’ia marrë gruas së tij foshnjën gjashtë muajsh dhe të largohet nga shtëpia.
Sipas raporti të policisë i dyshuari mashkull kosovar pas kësaj është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka raporte të mira me bashkëshorten e tij dhe ka dashur ti marrë fëmiun gjashtë muajsh pasi nuk dëshiron të jetoj më me të. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.