Prizrenasi lajmëron për parkim të parregulltë, policia e ndëshkon pronarin e veturës për kundërvajtje
Zyra për informim e DRP të Policisë në Prizren, përmes një njoftimi për media, bën të ditur se, me datë 24.07.2021, një qytetar kishte raportuar përmes rrjeteve elektronike se një automjet është parkuar në mënyrë të parregullt në rrugën “Wiliam Woker” në Prizren.
Me këtë rast përveç kundërvajtjes së shkaktuar, i njëjti kishte penguar lëvizjen e këmbësorëve në trotuar. Vendi ku është ndaluar dhe parkuar është i shënuar me tabelën ndalim ndalje/parkimi.
Policia e Kosovës, çdo ditë po pranon mesazhe me fotografi nga qytetarët për veprimet e kundërvajtësve në komunikacion, andaj e vlerëson kontributin e qytetarëve të cilët bashkërisht me institucionet po kontribuojnë në një mjedis të sigurte e sidomos në komunikacionin rrugor.
Reagimi i policisë do të jetë i menjëhershëm në raste që raportohen, megjithatë veprimet e policisë së Kosovës, janë të gjithanshme duke monitoruar dhe kontrolluar rrjedhën e komunikacionit përmes mekanizmave zyrtar.
Bashkangjitur e keni një foto te automjetit të raportuar dhe dëshminë nga ndëshkimi për kundërvajtjen e shkaktuar, thuhet në fund të këtij njoftimi nga policia.