Prizreni thotë se tatimi në pronë u rrit nga qeveria, në krizën më të madhe të çmimeve
Regaimi i plotë:
Në fillim të vitit, Qeveria/Ministria e Financave i dyfishon faturat e tatimit në pronë (veçanërisht për zonat urbane).
Komuna e Prizrenit nuk ka të bej asgjë me këtë veprim të pamatur të Qeverise së z. Kurti.
Në krizën më të madhe të çmimeve, në 15 vitet e fundit, e vështirë të kuptohet dhe e pamundur të arsyetohet!!!
Shtetasit e punësuar në sektorin publik nuk e dinë sa do ta kenë pagën, por, faturat e tatimit në pronë tashmë i kanë të dyfishuara.
Veprime të këtilla nuk duhet bërë jashtë kontekstit të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, sepse, nuk kalon pa pasoja, të cilat mund të jenë serioze.