Projekti Kalldërma, Matrix Urban i piktorit Enver Hoxha
Piktura e Enver Hoxhës ilustron intergrimin e formës dhe ngjyrës me kulturën urbane të qytetit të Prizrenit, me kalldërmen dhe funksionin që kishte krijuar një traditë shekullore.
Shkruan: Skender Boshtrakaj, artist
Stili i përfaqësimit është më tepër abstract sesa figurative apo natyralist. Për shkak se figura qëndrore është “kalldërma” aktuale në kulturën urbane të Prizrenit, artisti refuzon natyralizimin, si joadekuat ndaj projektit të tij dhe sit ë pamjaftushëm për ta përfaqësuar gjallërinë apo ankthin në qytetin e vet.
Prjekti i kalldërmes në forma abstrakte të kulturës urbane në pikturë, shoqërohet me video mesazhe dhe audio narracion, i cili shkon përtej pikturës për t’I shërbyer njëkohësisht funksionit të saj.
Artisti, dhe bashkë me të publiku, duke parë nga poshtë-lartë dinamikat e qytetit dhe ecjen si lajmotiv, duke dëgjuar zërat e qytetit, të qytetarëve dhe të shtresave kulturore, e ri përjetojnë rrëfimin për Prizrenin të përmbledhur në pikturë.
Rezultati i tij është sikur pikturat të pikturohen nga Brenda.
Artisti i afrohet motivit duke dashur të regjistrojë përmes mediumeve modern dhe prap largohet nga motivet e subjektit dhe mbetet vetëm me vlera të pastra abstrakte në pikturë.
Tri perspektivat:
- Ndër qyet, paraqitur përmes video regjistrimit
- Në qytet, paraqitur përmes audi regjistrimit dhe
- Në mua, paraqitur përmes pikturës tradicionale abstrakte, tipizojnë elemente të estetikës moderniiste me konotacione mistike por pa ekzagjeruar asnjërën prej tyre.
Midis këtyre punimeve të motivuara nga jeta në Prizren, një kubëz prej guri qëndron në monumnetalitet, duke evokuar kalldërmen, përball pëlhurave si model.
Kjo lëvizje e botëkutimit artistik të artistit Enver Hoxhaj, përcakton gjithashtu karakteristikat personale, siç shprehet vetë arstisti, të një kulle pesëdhjetë vjeçare, që bënë pjesë në historinë e qytetit të vetë dhe nuk ka tendencë të paraqesë asgjë jashtë përjetimit personal.
Me frikë të mjeshtrit por edhe forcë kreative, Enver Hoxhaj paraqet shpirtin e qytetit sit ë vetin, me imazhe të shkëlqyera nga gjërat e vogla të jetës së përditshme