Prokuroria në Prizren: 10 aktakuza kundër 12 personave
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) personave, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) personave. Një (1) kërkesë e ka bërë kundër një (1) personi për caktimin e paraburgimit nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi Seksual” nga neni 183 i KPRK-së. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për caktimin e paraburgimit nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 i KPRK-së.
Ndërkaq, një (1) kërkesë tjetër është bërë kundër një (1) personi për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 i KPRK-së.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike” nga neni 366 i Kodit Penal me nr. 04/L-082.