Prokuroria në Prizren: 7 aktakuza kundër 15 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e dy (2) personave për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak për një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale

“Grabitja”, ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i

njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto veprapenale:

Një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar tëarmëve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Peshkimi i kundërligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *