Prokuroria në Prizren: 8 aktakuza kundër 12 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë nga neni 172 – 28 të KPRK-së. Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Shtrëngimi” nga neni 192 i KPRK-së dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” nga neni 202 i KPRK-së;

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar” nga neni 356 i KPRK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *