Prokuroria në Prizren: 9 aktakuza kundër 11 personave
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit është bërë kundër një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së. Ndërkaq, kërkesa tjetër për caktimin e paraburgimit është bërë kundër dy (2) personave, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i
lehtë trupor” nga neni 422 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.