Prokuroria në Prizren: 9 aktakuza kundër 13 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, par. 3 të KPRK-së – (Viktimë e ndjeshme – dhunë në familje).

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 i KPRK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *