Prokuroria në Prizren: Janë ngritur 20 aktakuza kundër 25 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e pesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit në tri raste të ndara. Dy (2) kërkesa kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e pesë (25) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *