Prokuroria në Prizren me aktakuzë ndaj inxhinjerit të pylltarisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.O., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i akuzuari I.O.., me datë 27.01.2022 rreth orës 13:30 në Prizren duke qenë në cilësinë e personit zyrtar – inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Prizrenit, tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie pasurore për vete ose për personin tjetër – në rastin konkret personit juridik Sh.P.K ‘’B’’ nga fshati V. – KK Suharekë, në atë mënyrë që duke zbatuar vendimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit për prerjen dhe krasitjen e drunjëve të cilët gjenden në parkun e qytetit dhe dërgimin e tyre në hapësirat e Agjensionit të Pylltarisë në Prizren, duke tejkaluar kompetencat e veta në mënyrë të paautorizuar së pari angazhon kompaninë Sh.P.K ‘B’ për prerjen dhe krasitjen e drunjëve, pa kaluar në procedurë te tenderimit dhe në kundërshtim me vendimin e D.SH.P në Prizren që të njëjtat të dërgohen në hapësirat e Agresionit të Pylltarisë në Prizren, drunjtë e prerë në sasi prej 43,96 m3 i dërgon në hapësirat e zonës industriale në Lubizhdë të cilat janë transportuar përmes firmës e cila ka bërë prerjen dhe krasitjen e drunjtëve duke i mundësuar të njëjtës përfitim pasuror të kundërligjshëm.
Me këto veprime, i pandehuri lartpërmendur ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.