Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 5 aktakuza kundër katërmbëdhjetë 14 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, e ka ndaluar një (1) të dyshuar për 48 orë. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *