Propozohen masa të reja, zgjatet orari i lëvizjes
Qeveria në detyrë e Kosovës është duke mbajtur mbledhje ku po shqyrtohen masa të reja kundër virusit COVID-19.
Në masat e reja parashihet të zgjatet orari i lëvizjes së qytetarëve.
Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se ka filluar takimi online i cili për 4 orë do të mbylllet. Atëherë do të bëhen të ditura masat e reja.
Orari I lwvizjes do të zgjatet deri në orën 22:00.
Në komunat me rrezik të ulët operatorët ekonomik do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00. Transporti publik do të lejohet të punoj duke shfrytëzuar 50 për qind të kapaciteteve.
Të komunat me rrezik të mesëm operatorët po ashtu do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00 shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00.
Në komunat me rrezik të lartë po ashtu operatorët ekonomik do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00 shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00.
Nga sot, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve deri në 40% të sipërfaqes së kapaciteteve të shfrytëzimit.
Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, si dhe provimet, punët praktike dhe laboratorike do të organizohen sipas plan-programit të institucioneve përkatëse në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19.
Po ashtu veprimtaria e çerdheve publike e private vazhdon sipas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, bazuar në “Manualin për mbrojtën nga përhapja e COVID-19.