Pse flasim në gjumë dhe si ta kontrollojmë atë
Të flasësh në gjumë pa qenë i vetëdijshëm është shumë e zakonshme.
Studimet kanë zbuluar se deri në 66% e njerëzve kanë përjetuar episode të gjumit duke folur në një moment të jetës së tyre.
Dhe megjithëse të folurit në gjumë është zakonisht e padëmshme dhe nuk kërkon ndonjë trajtim mjekësor, kjo mund të shqetësojë partnerin tuaj dhe t’i privojë ata nga gjumi aq shumë i nevojshëm.
Ne kemi bërë disa hulumtime për të zbuluar se çfarë na bën të flasim ndërsa flemë dhe çfarë mund të bëjmë në lidhje me to tw cilat i gjeni nw fotogalerinw e mwsipwrme.
Si të kontrolloni të folurit në gjumë
Nuk ka asnjë mënyrë të njohur për të zvogëluar të folurit në gjumë, por ndryshimi i disa zakoneve mund të na ndihmojë ta marrim atë nën kontroll. Disa këshilla të gjumit të shëndetshëm përfshijnë:
-shmangia e vakteve të rënda afër kohës së gjumit
-vendosja e një shtrati komod me një dyshek dhe jastëkë cilësorë
-shmangia e kafeinës vonë pasdite dhe në mbrëmje
-mbajtja e një orari të qëndrueshëm të gjumit çdo ditë