PSE NUK PO MBAHET “JAVA E REMZI ADEMJAT 2022”?

Pak fjalë për manifestimin Tradicional “Java e Remzi Ademajt”

Shkruan: Ilir Baldedaj

Po të kishte dështuar ky manifestim në një kohë tjetër, ju do t’i mbanit me dhjetëra konferenca për shtyp dhe nuk do të ndaleshit duke sharë e duke fyer kundër pushtetit, e ne çfarë të bëjmë z. Kryetar?

Në kushte normale e në rrethana normale, jemi mësuar që nga viti i dytë i pas luftës e deri në pandemi, që ditët e fundit të majit e deri më 3 qershor, nëpër rrugët e Prizrenit të marshojnë me qindra nxënës të shkollave 9 –vjeçare e të shkollave të mesme për ta nderuar sakrificën e luftëtarëve të lirisë dhe të UÇK-së. Por, këtë vit edhe pse fatmirësisht u rikthye gjendja normale në të gjitha institucionet e edhe në shkolla, atmosferën e Manifestimit Tradicional “Java e Remzi Ademjat” nuk po e shohim. Athua pse? Po të kishte ndodhur kjo gjatë kohës sa kam qenë edhe unë pjesë e ekzekutivit të Komunës së Prizrenit, përkatësisht sa ka qenë drejtor i DKA-së themeluesi i këtij manifestimi, do të ishte bërë shumë zhurmë. Do të kishin dalë me deklarata e akuza, siç edhe ka ndodhur, dhe janë përkrahur nga bashkë partiakët e ish drejtorit. Por, sot as që po e qan kokës as kush, thua se çdo gjë është normale. Në këtë mënyrë, Komuna e Prizrenit po i largohet hapit më të rëndësishëm, për mbrojtjen e vlerave të luftës, përmes këtij manifestimi, që ka qenë i vetmi i përmasave të tilla në Kosovë. Këtë fakt e kanë ditur të gjithë. E kanë ditur edhe njerëzit e PDK-së, por nuk u ka konvenuar që në krye të këtij manifestime ka qenë një njeri, që ka menduar për mbrojtjen e vlerave të luftës. Por, ky përkushtim atij i ka kushtuar me shtatë vite zvarritje nëpër dyer të gjykatave pse njerëzit që sot janë në Shtëpinë e Bardhë, ta ruajnë miqësinë me ata që ia ngritën aktakuzën, atij dhe Këshillit Organizativ.
Gjatë kohës sa kam qenë pjesë e ekzekutivit, DKA i fillonte përgatitjet në dhjetor, me qëllim që të përfundonin procedurat në maj, por këtë vit kjo gjë nuk ndodhi. Nuk po mbahen “Java e Remzi Ademjat”, nuk po marrin pjesë nxënësit në 14 disiplina garuese, sepse tani janë rehatuar nëpër karrige, nuk ka nevojë më kontributi i UÇK-së të përhapet tek nxënësit, sepse gjaku i dëshmorëve paska nuk paska pasur vlerë, sipas krerëve të shtetit të Kosovës, sepse Kosova u çlirua pas 14 shkurtit 2020.
Mjerisht, këtë mendësi po e përdor edhe Komuna e Prizrenit, të cilët të gëzuar se janë çliruar nga zhurmaxhitë e vlerave të luftës, i kanë futur veshët në lesh dhe nuk reagojnë e as nuk e thonë asnjë fjalë. Athua si do të ndihet Drejtoresha e Arsimit në Prizren, në qershor, kur nisin përgatitjet për shënimin e çlirimit të Prizrenit.
A do të gjejë ndonjë arsye, të kërkoj falje para nxënësve, që kanë pritur me gëzim këtë manifestim, që t’i zhvillojnë garat në shumë fusha kulturore. Çfarë demoralizimi është për rreth 3000 nxënës që merrnin pjesë në këtë manifestim. A e di z. Kryetar se në Kuadër të këtij manifestimi, po anulohen dy festivale tradicionale: Festivali i Valleve dhe Festivali i lojërave skenike. A e di kryetari i Komunës se nuk po botohet libri me poezi të nxënësve, dhe i garave tjera. Garat e Shahut të këtij manifestimi organizoheshin nga Federata e Shehut të Kosovës.
Pra, DKA dhe kryetar i Komunës, z. Totaj, mos mbajtja e këtij manifestimi për katër vite të kaluara ka qenë cak i sulmeve tuaja sa ishit në opozitë, kurse sot që ju jeni në krye të Prizrenit, bëheni se nuk ka ndodhur asgjë.
Meqë këto ditë ishin dita e maturantëve, dua ta përfundoj këtë shqetësim timin dhe të qindra nxënësve me titullin e këngës për maturantë: “Shpejtë kaluan katër vite …. si të isha ulur dje në karrige…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *