Qemal Krasniqi: Zjarr i madh mbi Medvec dhe Mamushë – emergjencë e papërballueshme

Sot mbi fshatin Medvec dhe Mamushë ka shpërthyer një gjendje e jashtëzakonshme nga flakët, ku janë djegur mbi 100 hektarë fusha dhe male. Disa shtëpi në këto dy fshatra kanë qenë në rrezik të drejtpërdrejtë.

Për fat të keq, reagimi i Zjarrfikësve të Prizrenit ishte tejet i dobët: erdhën vetëm me një cisternë prej 200 litrash uji, dhe tre punëtorë të shkretë u munduan me mish e shpirt, por pa mjete e pa pajisje nuk kishin çfarë të bënin. Ky është turp dhe dëm për qytetarët tanë.

Kryetar Totaj, është koha të merresh seriozisht me emergjencat civile dhe me shërbimin e zjarrfikësve. Pa mjete, pa automjete dhe pa cisterna të mjaftueshme, çdo fatkeqësi natyrore rrezikon të kthehet në tragjedi. Sot kjo situatë e tregoi më së miri se sa të pambrojtur janë qytetarët tanë.

Kërkojmë urgjentisht:

• Pajisje të reja dhe mjete moderne për zjarrfikësit.

• Organizim të mirëfilltë të menaxhimit të emergjencave.

• Përkushtim të vërtetë për sigurinë e qytetarëve.

Së fundi ;

Falenderojmë Ndermarrjen Egzoni nga Pirana per ndihmë me cisterna te ujit.

Datë 21.08.2025

Qemal Krasniqi

Anëtarë i Kuvendit në Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *