Qytetari dorëzon në Polici të hollat e gjetura

Një qytetar nga fshati Pataqan, Komuna e Rahovecit, me inicialet E.I., ka gjetur një kuletë me shumë prej mbi 4000 eurosh, si dhe dokumente personale.

Ai , menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren.

Personit që i ka humbur kuleta ishte E.M., nga fshati Nushpall i Rahovecit.

Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin E.I., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *