Qytetarit në Rahovec i mbinë vetvetiu kanabisi në oborrin e shtëpisë
Në pronën e një personi në Rahovec janë gjetur disa bimë kanabis ativa, ku njësitet e DHTN-së kanë vërejtur se ato nuk janë të mirëmbajtura, duke ngritur dyshimet se kanë mbirë vetvetiu.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa bimët janë shkatërruar në vend te ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE
Rahovec / 20.05.2024 – 11:30. Në pronën e dëshmitarit mashkull kosovar janë gjetur disa bimë kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e DHTN-së të cilët kanë vërejtur se bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura, gjë që ngrit dyshimet se janë bimë të egra të cilat mbijnë vetvetiu. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa bimët janë shkatërruar në vend te ngjarjes.