Rrahje mes dy femrave dhe një mashkulli në një lokal në Prizren
Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në një lokal në Prizren.
Sipas raportit të policisë thuhet se rrahja ka ndodhur mes dy femrave dhe një mashkulli.
Si pasojë e rrahjes viktima femër ka pësuar lëndime të rëndë në fytyrë dhe posedon raport mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.