Rrahu bashkëshorten, arrestohet prizrenasi
Një person është arrestuar ditën e martë në Prizren, pasi që i njëjti ka rrahur fizikisht bashkëshorten e tij.Rasti ka ndodhur në ora 12:05.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.