Rrëzohen shtyllat elektrike në fshatin Piranë, rrezikohen banorët
Reshjet e borës ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme me rrjetin energjetik në shumë fshatra të komunës së Prizrenit.
Si pasojë e këtyre reshjeve të borës, në fshatin Piranë të Prizrenit janë dëmtuar shtyllat elektrike, të cilët tashmë po shkaktojë rrezik për banorët e këtij lokaliteti.
Në redaksin e Televizionit të Prizrenit, janë dërguar disa fotografi nga banorë të këtij fshati ku shihen telat e energjisë energjisë elektrike që kanë rënë në tokë.
Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre duke kërkuar nga KEDS-i të intervenoj sa më shpejtë që është e mundur./Tv Prizreni