Rritja e frikshme e numrit të divorceve në Kosovë
Vetëm për një muaj në Kosovë 148 çifte i kanë dhënë fund martesës duke u shkurorëzuar.
Kjo në bazë të të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin korrik 2022.
Krahasuar me muajin qershor numri i divorceve është në rritje. Numri i çifteve të shkurorëzuara në muajin qershor është 129.
Këto të dhëna sipas ASK-së, janë të bazuara në të dhënat administrative, ku Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).
Ndryshe gjatë vitit 2021 ishin regjistruar 2 mijë e 160 shkurorëzime gjithsej.
Në vitin 2021 janë regjistruar 2,160 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në: Prizren (189 raste), ose 8.8%; Prishtinë (175 raste), ose 8.1%; Podujevë (141 raste), ose 6.5%, etj”, thuhej në njoftimin e ASK-së.