Rrokulliset një automjet në Autostradë në Prizren, lëndohen katër persona

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradë, në daljen Veri në Prizren.

ë lënduarit janë dërguar në emergjencën e Prizrenit.

“Sot më datë 8 Gusht, rreth orës 13:00, është pranuar një informatë se në autostradë- në daljen Veri në Prizren ka ndodhur një vet-aksident trafiku me lëndime. Sipas njësive në vendngjarje dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë transportuar në emergjencën e Prizrenit. Lidhur me rastin njësia e hetimeve të autostradës është duke u marrë me rastin, sipas procedurave të parapara për trajtim të mëtejmë të rastit, thuhet ne njoftimin e policisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *