Rron Kastrati Psikologu i vitit 2024 në nivelin mediatik
Portali Prizreni sot me seli në Prizren duke vlerësuar figurat dhe përsonalitetet mediatike në fushat sociale dhe më gjërë gjatë çdo viti, edhe sot në ditën e fundit të vitit 2024 ka përzgjedhur një përsonalitet jashtëzakonisht aktiv në rrjetet mediatike e sociale, në veprimtarinë e tij mbështetëse dhe motivuese ndaj grupeve rinore, grupeve të margjinalizuara, të cenueshme, Psikologun e mirënjohur z.Rron Kastrati nga qyteti i Prizrenit.

Rroni përgjatë këtyre aktiviteteve prosociale, mediatike, dhe psikoemocionale është dalluar me energjinë e tij të palodhshme në sferën e fushës psikologjike e sociale.
Ka organizuar aktivitete sensibilizuese, kreative, dhe praktike në të gjitha dimensionet e mundshme në përkrahje të njerëzve në nevojë duke e fuqizuar rolin e Psikologut në shoqëri dhe rëndësinë e Psikologut në të gjitha prespektivat jetësore.

Ne si portal mediatik Prizreni sot në kuadër të Komunës së Prizrenit vlerësojmë punën e tij të vullnetshme ku dhe në secilin emision televiziv në mediat lokale dhe qendrore është treguar i qasshëm, logjik, konkret, dhe me shembuj e diskutime interaktive ka shpalosur ide, mënyra, plan projekte, dhe organizime të mirfillta dobiprurëse ndaj çdo lloj dukurie apo fenomeni të shfaqur e të atakuar me shoqërinë tonë dinamike.

Ne si portal mediatik në Prizren i referohemi aktiviteteve të tij të publikuara në rrjete sociale, jo vetëm mediatike por edhe në aktivitetet apo sesionet e organizuara në kuadër të organizatave joqeveritare.
Ne e vlerësojmë sipas qasjes tonë objektive Rron Kastrati si i më i merituari Psikologu më i mirë vitit 2024 në arenën mediatike e më gjërë.

I urojmë suksese në rrugëtimin e tij drejtë arritjeve të mëtutjeshme.
Këtë vlerësim e bëjmë me të drejta indviduale e objektive, të dëshmuara nga përvoja e tij, ne si të pavarur, portal aktiv dhe mediatik në Komunën e Prizrenit.
Suksese dhe urime viti 2025, ju urojmë shëndet e gëzime në familjet tuaja ! /Prizreni Sot/


