Rukiqi kritikon pushtetin: Nuk kemi ndalje të gjakderdhjes financiare, por “kapsillëk financiar”
Ish presidenti i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar për të dhënat e publikuar nga instituti GAP, sipas të cilave del se qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 9% të të hyrave në projekte kapitale.
“Të marrësh taksat dhe kontribute tjera nga qytetarët dhe bizneset, dhe të njejtat t’i mos i shpenzosh fare, në dobi të qytetarëve dhe bizneseve, është keqmenaxhim me paranë publike, në radhë të parë. Keqmenaxhimi i parasë publike është edhe kur kjo para shkon në destinim të gabuar(raste korruptive dhe klienteliste, edhe në raste kur nuk ka destinim fare, siç po ndodh tani)“, shkroi Rukiqi në llogarinë e saj në Facebook.
Sipas Rrukiqit, nuk një ndalje të gjakderdhjes financiare, por “kapsillëk financiar“.