Rukiqi tregon se kur do t’iu dalin paratë punëtorëve që janë ndikuar nga masat e reja
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se është takuar me Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, me të cilin janë dakorduar që për sektorët e ndikuar nga masat e fundit të subvencionohen 50 përqind e pagave të punëtorëve dhe 50 përqind të shpenzimeve të qirasë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rukiqi ka bërë me dije se mjetet do të ndahen në fund të muajit prill ose më së largu në fillim të muajit maj.
“Gjitheashtu do te ndermerren veprime shtese per perkrahje te sektoreve me specifika te veçanta, perfshire sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me keta sektore.
Falenderojme Ministrin Murati per veprimin e shpejte, ne lehtesimin e gjendjes jo te lehte te sektoreve te ndikuar nga masat e fundit kufizuese”, ka shkruar Rukiqi.