U ofroi ryshfet policëve, arrestohet në Vërmicë
Një shtetas i Shqipërisë ka përfunduar në pranga pasi i njëjti u ofroi ryshfet zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:15, në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është liruar, me vendim të prokurorit.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.
PKK Vërmicë 19.06.2022 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti u kishte ofruar ryshfet zyrtarëve policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.