Salajdin Krasniqi: “Fotografitë që e pavdekësuan Prizrenin”
Nga shtëpia botuese “Fidani” u botua libri i radhës i autorit Salajdin Krasniqi “Fotografitë që e pavdekësuan Prizrenin”.
Fotografitë janë realizuar nga fotografë të ndryshëm, duke filluar nga viti 1863 e deri te shkrepjet e kohës sonë.
Janë mbi 500 imazhe të cilat shfaqin bukuritë e rralla të Prizrenit. Në këto fotografi janë pamjet e lagjeve dhe të objekteve, personalitetet historike, arsimore dhe kulturore, shëndetësore si dhe objekte të vjetra, në të cilat janë trajtuar dikur prizrenasit; foto nga trashëgimia kulturore, zejtaria dhe nga tregtia; objekte fetare, kroje dhe ura, duke mos e anashkaluar as jetën sportive dhe mjetet transportuese në Prizren.