Sektorit i Gjendjes Civile dhe Shërbimeve Komunale në Prizren do të punojë edhe të shtunave nga ora 9 deri në 13
Qytetarë të nderuar të Komunës së Prizrenit, përveç shërbimeve online, me vendim të Kryetarit, Shaqir Totaj, është zgjatur orari i punës i Sektorit të Gjendjes Civile dhe Shërbimeve Komunale, të cilat dikastere do të punojnë edhe të shtunave nga ora 09:00 deri në orën 13:00, gjatë muajit Korrik dhe Gusht (23.07.2022 – 13.08.2022), për shkak të rritjes së vëllimit të punës pas ardhjes së bashkëatdhetarëve.
Zgjatja e orarit është bërë me qëllim të kryerjes së shërbimeve në mënyrë sa më efikase për qytetarët.