Sekuestrohet një armë e gjuetisë, mbyllet një lokal për mosrespektim të vendimit të Qeverisë
Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i pa autorizuar i armëve
Më datën 29.01.2021 rreth orës 08:30 stacioni policor në Dragash, njësiti i hetuesisë ishte njoftuar se personi B. N i lindur në vitin 1962, mbante dy armë të gjuetisë të cilave u kishte skaduar afati dhe se dyshohej se me këto armë i njëjti zhvillonte gjueti ilegale.
Pas njoftimit të prokurorit kujdestar i njëjti është sjellë në stacion, ku i dyshuari kishte pranuar se mbante në shtëpinë e tij dy armë me afat te skaduar të lejeve duke mohuar se bënte gjueti ilegale.
Me urdhër verbal nga prokurori kujdestar armët janë sekuestruar dhe është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i pa autorizuar i armëve”.
Pas përfundimit të intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Mbajtje në pronësi, kontrolle, posedim i paautorizuar i armës – Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Vendi i quajtur “Te Ceri” Fshati Doberdelan- Suharekë, 30.01.2021, 15:10
Me datë dhe kohë të lartshënuar, i dyshuari M/Sh/K ka kërkuar ndihmë në emergjencën e qytetit pasi ishte plagosur me armë zjarri (pushkë gjuetie) në shputën e këmbës së majtë derisa kishte dalë në gjueti. Pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF-Suharekë, i njëjti me emergjencë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren, dhe pas tretmanit që ka marrë atje është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Policia në vendngjarje ka konfiskuar një pushkë gjuetie e llojit Zastava, me të cilën dyshohet se është plagosur i dyshuari, si dhe 16 fishek të kalibrit 16mm të po kësaj arme.
Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda iniciohet rasti me procedurë të rregullt.
Mosrespektim i vendimit të Qeverise
Me datë 31 janar 2021 Inspektorët Sanitar-Prizren, kanë mbyllur një lokal kafiteri me seli në Qendrën Zejtare nr.2 në Suharekë si dhe i kanë shqiptuar gjobë. Arsyeja e mbylljes ka ardhur si pasojë e mos respektimit të vendimeve të Qeverisë (mbajtja e lokalit hapur) dhe inicimit të rastit po me datë 31 Janar 2021 rreth orës 03:30 si “Lëndim trupor”.
Lokali është mbyllur për 72 orë nga Inspektorë Sanitar.
Inspektorët Sanitar janë asistuar nga patrullat e Policisë nga stacioni policor në Suharekë.
Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm – Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Më datën dhe kohën e lartcekur, ankuesi ka raportuar se përderisa ishte në oborrin e tij, në një moment ka dëgjuar dy apo tri (2 – 3) krisma të armës, e që dyshon që krismat kanë ardhur nga prona e një personi të dyshuar. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar i cili ka autorizuar policinë të marrë veprime, njësia policore ka kontaktuar te dyshuarin N.M i lindur në vitin 1968 i cili vullnetarisht ka dorëzuar armën Zastava e prodhimit Jugosllav, M59/66, 7.62×34 mm, pa fishekë. Gjatë hetimeve është lokalizuar vendi ku ka pasur te shtëna dhe aty është gjetur një (01) gëzhojë e kalibrit 7.62×39 mm.
Arma dhe gëzhoja janë sekuestruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.