Sekuestrohet një armë në një gazmend familjar në Prizren
Me datë 15 Shator 2022, rreth orës 13:00, Stacioni Policor Prizren-Veri ka pranuar informatën se në rrugën “ Flamuri i Arbërit” në Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri.
Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-veri bashkë me hetuesit kanë shkuar në vend ngjarje për të marrë veprimet hetimore.
Para shtëpisë ku dyshohej për gjuajtje nga policia janë gjet dy gëzhoja të fishekëve.
Është identifikuar i dyshuari, në posedim i është gjet një pistoletë me një karikator, pa fishek. I dyshimti është arrestuar dhe është dërguar në stacionit për interviste.
Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt.
Kundër të dyshuarit është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”.