Shaqir Totaj anulon konkursin për 9 sekretarë të shkollave të komunës së Prizrenit
Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se është anuluar procedura për konkursin RN00007251 për nëntë 9 sekretarë të shkollave në kuadër të Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prizrenit.
Kryetari i komunës, Shaqir Totaj e ka marr këtë vendim me qëllim të respektimit të Ligjeve dhe akteve nën ligjore.
Në njoftimin e publikuar, thuhet se konkursi për nëntë Sekretarë të Shkollave do të shpallet në sistemin SIMBNJ dhe në faqen zyrtare të komunës.