Shaqir Totaj fitues pa balotazh, numri im është 38 në listën e PDK-së
Rrugës së Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit Kadri Veseli, po ecim të sigurt drejt fitores — pa balotazh!
Rrugës që po e ndjek Shaqir Totaj me qeverisjen e tij të drejt, transparente dhe gjitërfshirëse po ecim sigurt drejt fitores — pa balotazh.
Të nderuar miq, familjarë, kolegë dhe bashkëqytetarë të Prizrenit në përgjithësi dhe ju bashkëvendës të dashur të Vlashnjes,
Kam nderin dhe kënaqësinë që me përulësi t’ju njoftoj se me propozimin e Nëndegës së Vlashnjës, si dhe me miratimin e Kryetarit të Komunës z. Shaqir Totaj dhe Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, jam nominuar kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Gjatë gjithë rrugëtimit tim, jam angazhuar me përkushtim, me respekt për secilin dhe pa dallime, gjithmonë duke u udhëhequr nga vlerat e mirëfillta njerëzore dhe kombëtare.
Prandaj e them me bindje të plotë se do t’ju përfaqësoj me ndershmëri dhe përkushtim në Kuvendin Komunal, duke qenë zëri juaj.
Me besim dhe unitet, mund t’i bëjmë gjërat edhe më mirë për Prizrenin tonë së bashku me Kryetarin aktual dhe të ardhshëm, z. Shaqir Totaj 191✅ dhe mua si kandidat me nr 38✅
Me respekt,
Tefik Xh Tarashaj
