ShAQIR TOTAJ: KAM MARRË MBËSHTETJE SE FERMERËT DO TA VOTOJNË PDK-NË SEPSE VEPRIMTARIA E TYRE SHPRESON NË MBËSHTETJEN TONË
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, të dielën ka vazhduar fushatën derë më derë, duke takuar qytetarë të profileve të ndryshme. Kryetari i ardhshëm i Prizrenit sot ka vizituar fermerin e Muhamed Krrabaj, i cili e ushtron veprimtarinë e tij në Lagjen “Bajram Curri”. Gjatë bisedës sy me sy me fermerin kam kuptuar se qeveria lokale e Mytahir Haskukës këtij fermeri , nuk i ka ndihmuar fare pas fatkeqësisë që ka pësuar kur i është djegur ferma në qershor të këtij viti. Qeveria e Haskukës nuk i ka ndihmuar as fermerët tjerë të Komunës së Prizrenit, pasi disa herë gjatë kësaj vere, ka pasur fatkeqësi nga moti i lig. Kjo mos gatishmëri e qeverisjes Haskuka është dëshmia më e mirë, që së bashku me qytetarët të ndikojnë që me votën e tyre, më 17 tetor të votojnë për PDK-në, që ka vizion dhe mision zhvillimin e qytetit dhe përkrahjen e pakursyer për fermerët.
Përballimi me djersë i të gjitha vështirësive, nuk është vetëm i familjes Kërrabaj, por ka shumë fermerë tjerë, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar nga zyrtarët komunal dhe për këtë arsye fermerët e Komunës së Prizrenit asnjëherë që nga pas lufte e Kosovës, nuk kanë qenë më të zhgënjyer se në kohën e qeverisjes së Haskukës. Këto shqetësime i ka shfaqur Muhamedi, por ka theksuar se në gjendje të tillë janë edhe të tjerët që në vend të ndihmës nga komuna janë nëpërkëmbur dhe janë anashkaluar.
Ndërsa Shaqir Totaj, kandidat për Kryetar të Komunës i ka premtuar fermerit Krrabaj se me fitoren e PDK-së do të krijohet një fond i veçantë për fermerët blegtorë, por edhe për bujqit, sepse kjo veprimtari është një mundësi e mirë edhe e punësimit e edhe e përfitimeve për shumë familje. Duke theksuar se zhvillimi i blegtorisë dhe bujqësisë është prioritet i Programit të PDK-së.
Në fund të kësaj vizite kryetari Totaj, ka marrë mbështetje se fermerët do ta votojnë PDK-në sepse veprimtaria e tyre shpreson në mbështetjen e saj.