Shaqir Totaj me hasjanët: Do t’ia rikthejmë punët e mira dhe dinjitetin Hasit
Banorët e Krajkut të Hasit sot kanë pritur në një takim të përzemërt Shaqir Totaj, Kandidat për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, i shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së për Has Adem Morina dhe kandidatet për deputete në Kuvendin e Prizrenit Egzona Hoxhaj, Sherife Balaj dhe Drita Qenaj. Në këtë takim banorët i kanë shprehur brengat e tyre me të cilat po ballafaqohen si dhe neglizhencën e Komunës së Prizrenit tash e katër vite për t’i zgjedhur problemet e akumuluara.
“Pushteti aktual komunal tash katër vite as që ka ditur se ku i bie Krajku, ndërsa, ndërsa tash në kohë fushata po vjen dhe me të njëjtat premtime si para katër viteve trumbeton përparimin e fshatit, thua se nuk ka qenë i njëjti person ai që katër vite që udhëheq Prizrenin. Andaj, kemi vendosur që me votën tonë ta demaskojmë demagogjinë e tij dhe të mendojmë për të ardhmen e fshatit.” – thanë të pranishmit, të cilët u shprehën të bindur se më 17 tetor Shaqir Totaj do t’i firojë zgjedhjet dhe do të jetë ai që do t’i realizojë kërkesat tona.
Kryetari i ardhshëm i Prizrenit z. Shaqir Totaj, në fjalën e tij para të pranishmëve është shprehur se “Jam këtu për ta konfirmuar vazhdimin e punëve të mira që janë bërë para katër viteve dhe janë ndalur në shenjë hakmarrje pse Hasi e ka përkrahur PDK-në. Pozita e kryetarit të komunës nuk duhet të shfrytëzohet për bindje politike, sepse kryetari është i të gjithëve. Andaj, ne do të angazhohemi për të gjithë pa dallime politike dhe kudo që ka nevojë. Ne nuk premtojmë projekte që nuk mund të realizohen, por ju premtoj se të gjitha kërkesat tuaja do të realizohen dhe dera e komunës do të jetë e hapur për të gjithë në mënyrë të barabartë” – tha Totaj dhe ka shtuar: Hasi ka qenë portë e lirisë së Kosovës dhe nuk ka si të mos jetë edhe adresë e jona për ta bërë më të mirën që mundemi e që u duhet banorëve. “Me PDK-në Hasi nuk do të jetë hapësirë për mbledhje votash, por vend që do të zhvillohet me standarde evropiane ashtu siç janë hasjanët evropianë.”
Edhe kandidatet për deputete të Kuvendit të Prizrenit, janë zotuar se do të jenë zëri i tyre, duke shtuar se do të bëjnë të pamundurën që punësimi i të rinjve të rritet në Has dhe kjo mund të vjen falë investimeve dhe lehtësimeve në bizneset e vogla dhe të mesme.