Shaqir Totaj me ndërmarrës prizrenas: Do krijojmë Fond të veçantë për mbështetjen e ndërmarrësve dhe do rifunksionalizojmë Zonën Ekonomike
Kandidati për Kryetar të Prizrenit gjatë këtyre ditëve ka vizituar shumë ndërmarrës, kompani prodhimi, tregtarë e shumë biznese që funksionojnë në Prizren, gjatë këtyre vizitave Totaj ka dëgjuar vështërsitë dhe sfidat e ndërmarrësve e prodhuesvet, në katër vitet e fundit bizneset e Prizrenit kanë kaluar nëpër shumë problematika, duke filluar nga mos përkrahja nga qeverisja lokale, mungesa e hapësirave për zhvillim të kapaciteteve, mungesa e Zonës Ekonomike dhe një qasje jo-bashkëpunuese nga Komuna.
Totaj ka siguruar ndërmarrësit se në qeverisjen e tij, përveç se do jenë të mbeshtetur, bizneset do kenë vend të veçantë dhe do krijojnë ura bashkëpunuese mes bizneseve dhe Komunës.
Gjatë vizitës në kompaninë “Jaha Foods”- Totaj është shprehur, “Kuptova se vullneti e përpjekja e përbashkë sjellë suksese të mëdha. Prandaj, si qeverisje e ardhshme, do të jemi aleat të biznesit e punëtorëve duke I mbështetur me ndihma konkrete e direkte në lehtësimin e ndikimeve të pandemisë. Nëpërmjet Fondit dhe rifunksionalizimit të Zonës Ekonomike do të përkrahim bizneset start-up e ato ekzistuese në ngritjen e prodhimit e punësimit. Ne kemi ekipin, planin e vizionin për ta ringjallur Prizrenin. Dhe këtë do ta bëjmë pas 17 tetorit”.
Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj ka kaluar paraditen e së shtunës duke u argëtuar e duke shijuar streetball-in me rininë e lagjes Bajram Curri, të cilët me vetë iniciativë kanë ndërtuar një fushë në lagjen e tyre.
“Ndjesi e veçantë të rikthehem në fushën e basketit. Në këtë të shtune me diel, së bashku me të rinjtë e lagjes “Bajram Curri” shijuam streetball-in në fushën e ndërtuar nga vet qytetarët” u shpreh Totaj.
Totaj poashtu u zotua para këtyre të rinjëve se në qeverisjen e tij fushat sportive, hapësirat rekreative, mbështetja për rininë, suporti ndaj talentëve të sportit e kulturës e gjithashtu klubet futbollistike e basketbollistike do jenë të mbështetura çdo kohë, në qeverisjen e PDK-së.
“Si ish-sportist e menaxher i klubeve të basketit në Prizren, i njoh problemet me të cilat përballet sporti prizrenas. Gjatë qeverisjes sime do të investojmë në ndërtimin e tereneve sportive dhe fuqizimin e klubeve sportive duke ua mundësuar të rinjve tanë të shpërfaqin talentin e tyre. Nën udhëheqjen time, qytetarët nuk do të kenë asnjëherë nevojë të ndërtojnë fusha sportive nga xhepi i tyre siç ka ndodhur gjatë keq qeverisjes së Haskukës. Sepse është detyrë dhe obligim i komunës t’i adresojë nevojat e qytetarëve”- u shpreh Totaj para mediave e rinisë.